Ekzekutohet me tre plumba shqiptari, i masakrojnë dhe gruan

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë vrarë në Ekuador. Shqiptari është ekzekutuar me tre plumba. Shtetasi i Malit të Zi Fadil Kaçaniq (64) dhe bashkëshortja e tij Fatima (63) janë vrarë në Ekuador, shkruan Portali RTCG.

Portali “Eltelegrafo” shkruan se Kaçaniq është vrarë me të shtëna nga arma e zjarrit, gjersa bashkëshortja e tij është vrarë me goditje me sende të forta në kokë.

LEXO EDHE:  Vrasja e Komisarit Artan Cuku, ja shteti ku po kërkohet njeriu që porositi krimin
Kliko per me shume info

Sipas informatave jozyrtare të medieve Kaçaniq u likuidua me tre plumba nga pistoleta. Mediat atje thonë se Kaçaniq për shkak të trafikut të lëndëve narkotike ishte disa vite në burg, gjersa ishte i akuzuar edhe për grabitje.

Pak kohë më parë u lirua dhe po kryente dënimin me kusht. Sipas portalit ekuadorian “Extra”, vrasësit u prezantuan si policë, duke treguar urdhërin e rrejshëm për kontroll.

LEXO EDHE:  Vrasja e 19-vjeçarit grek, familja akuzon 3 të rinj shqiptarë: Publikoni fotot e të arratisurve

“Menduan se kanë kryer krim të përsosur, por i regjistruan kamerat e vendosura në pronë”, theksoi prokurori Viktor Gonzales.

Gjenerali policor Marçelo Tobar theksoi se Kaçaniq kishte dosje kriminale për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, gjersa gruaja e vrarë punonte në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo.

Kjo nuk është vrasje e thjeshtë, dyshojmë në lidhshmërinë me krimin e organizuar”, tha ai, ndërsa transmeton portali ekuadorian “Extra”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here