E rëndë në Durrës/ Shpërthen në flakë apartamenti, plagosen 2 zjarrfikës

Aktualitet

Diten e sotme mësohet se ka rënë zjarr në një apartament ku jetonin dy të moshuar, për pasojë janë plagosur tre persona, dy zjarrfikës dhe e zonja e shtëpisë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve por kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre, një më rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Report Tv, zjarrfikësi i lënduar më rëndë që shikoni në foto, ka hyrë tre herë brenda apartamentit, ka kontrolluar situatën, ka hyrë sërish ka nxjerrë burrin e shtëpisë, pastaj ka hyrë prapë për të nxjerrë gruan por për pasojë e mungesës së oksigjenit, është lënduar edhe vetë.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT