E pabesueshme: Selfie zbulon sa gjatë do të jetoni

Soft

Shkencëtarët kanë zbuluar që selfie nuk është e thënë të jetë e dëmshme. Fotografitë tuaja mund t’ju tregojnë se a vuani nga ndonjë sëmundje, si edhe sa gjatë do të jetoni.

Ekzistojnë dy tipa buzëqeshjeje – artificiale dhe natyrale. Për dallim nga artificialja, e cila aktivizon vetëm muskujt rreth gojës, buzëqeshja e natyrshme (e sinqertë) aktivizon kontraksionet e qëllimta por edhe të rastësishme të muskujve, të cilat ngrenë këndet e buzëve dhe të faqeve, por edhe krijojnë rrudha rreth syve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hulumtimi ka treguar që personat, fytyrat e të cilëve në foto selfie i zbukuron buzëqeshja e sinqertë jetojnë më gjatë.

Buzëqeshja është ilaçi më i mirë i lirimit të stresit, sepse zgjeron enët e gjakut, shton qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Sipas hulumtimeve, njerëzit që buzëqeshin jetojnë shtatë vjet më shumë se ata që janë të vrenjtur.

Buzëqeshja artificiale (e rreme) nuk i ka ato efekte pozitive, andaj shpesh zbulon emocione negative, të cilat mund të shkurtojnë jetëgjatësinë.

Për të zbuluar a do të keni jetë të gjatë, kthejeni objektivin e aparatit nga vetja, buzëqeshni dhe bëni selfi, pastaj krahasojeni me vijat e përshkruara të fytyrës.

Nëse konstatoni që buzëqeshja juaj është e sinqertë (e natyrshme), vazhdoni të krahasoni dhe bëni selfi etë reja çdo muaj për të parë se a është përmirësuar buzëqeshja juaj.

– Rrudhat e gjera dhe të thella rreth syve janë shprehje e qëndrimit pozitiv ndaj jetës, gjë që do të thotë që personi të cilit “i qeshin sytë” gjatë do të jetë më i shëndetshëm dhe që do të jetojë më gjatë – thonë hulumtuesit e Universitetit Vine.

Selfie mund të zbulojë shumë më tepër.

Shikoni sytë tuaj. Gropat e errëta të syve mund të zbulojnë edhe alergjitë, ndërsa linja e hollë e bardhë rreth skajit të bebes së syrit ngjyrë pak si dyllë i bardhë të puçrrave rreth syve, si edhe njolla të verdha në kapakë të syve mund të jenë shenjë e ngritjes së nivelit të kolesterinës.

Skuqja e të bardhëve të syve shkakton zgjerimin e kapilarëve të cilët janë cekët nën sipërfaqen e syve, mirëpo skuqja e syve mund të jetë edhe simptomë e alergjisë, e syve të tharë, lisë dhe konjuktivitisit, baktereve shumë infektuese të infeksioneve të syrit.

Sytë e shtrembëruar mund të jenë edhe shenjë e inflamacionit të bebes së syrit, e cila mund të jetë e shkaktuar na infeksioni virusal, por në raste të rralla edhe e sëmundjeve autoimune.

Kapakët e lëshuar mund të tregojnë sasinë e madhe të stresit, apo edhe kancerin e mushkërive.

ME TE LEXUARAT