''E ndjek edhe në Amerikë'', aktorit shqiptar i mungon Portokallia

Showbiz

Një nga aktorët më të dashur të humorit, Erand Sojli, është shprehur se i mungon "Portokallia", pjesë e së cilës ka qenë për një kohë të gjatë.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, ku përveçse ka treguar disa detaje mbi projektin aktual me të cilin po merret, ka folur për "Portokallinë" dhe momentin kur është zgjedhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vazhdoj ta ndjek "Portokallinë". Në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, është shprehur Erand Sojli.

ME TE LEXUARAT