Dule godet Ramën: 5 vjet peng i Greqisë, pakti i detit i 2009 më i mirë

Politikë

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Korça deklaroi te shtunen se marrëveshja e 2009 është më e mirë se ajo që po negociohet aktualisht.

Sipas Dules, Rama në këto pesë vite e ka mbajtur peng marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë, madje sipas tij ka bërë hapa pas, kostot e të cilave nuk janë të vogla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohe të gjate,sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Europës Juglindore”, theksoi.

Sipas kreut te PBDNJ, ndarja e detit duhet të bëhet sipas konventës respektive të Kombeve të Bashkuara, e cila parashikon çdo aspekt të procesit dhe është ratifikuar nga të dyja vendet.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese per marrëveshjen e 2009,Dule thotë se e drejtë ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit, përfshirë edhe Kushtetutën.

ME TE LEXUARAT