Dua Lipa publikon librin e gjyshit: Krenare që jam shqiptare

Showbiz

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare madje shpesh bën dedikime publike për vendlindjen e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram librin e gjyshit të saj të titulluar “Kosova në periudhën e rindërtimit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregojë historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem tu tregoj njerëzve kudo që shkoj, në çdo intervistë që jap them se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”, ka shkruar këngëtarja në diçiturën e fotos.

ME TE LEXUARAT