Ditëlindja speciale e Eneda Tarifës

Showbiz

E përmalluar nga një kujtim i viteve ’90, me këngët e Leonard Bombajt në një telefilm “Një natë sa një jetë”, Eneda tha se mbrëmja e sotme me skuadrën rock të Aleksandrit dhe Renisit, nisi në mënyrën më të mirë të mundshme: “Edhe mua m’u rikthyen ato kujtime kur Leonard Bombaj i mblodhi këto këngë në një telefilm...” – tha ajo duke nisur të shprehte emocionin.

Por nuk e kishte kuptuar pyetjen e Ledionit... Ose bëri sikur. “Të pyeta si ndihesh pas një viti...” – ia rikujtoi Ledioni pyetjen, pas së cilës Eneda kuptoi se për të nata do të niste ndryshe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot, ajo feston ditëlindjen dhe ku më mirë se në një The Voice Kids, mes fëmijëve dhe me fëmijët. Të gjithë bashkë, kolegët, fëmijët dhe publiku i kanë kënduar këngën e ditëlindjes këngëtares së njohur ndërsa drejt saj vinte edhe një tortë me simbolin e 'The Voice'.

Dëshira, në këtë kompeticion muzikor, ndoshta e marrim me mend dëshirën që Eneda sapo shfaqi: ta fitojë një konkurrent i saj apo jo? Edhe në mos qoftë kjo, le të realizohet sa më shpejt edhe ajo tjetra. /Revista Class/

ME TE LEXUARAT