E gjeti duke folur me një djalë, 22-vjecari dhunon barbarisht të dashurën

Soft
E gjeti duke folur me një djalë, 22-vjecari dhunon barbarisht të

Video e momenteve të tmerrshme të rrahjes së një 18-vjeçareje nga i dashuri i saj 22-vjeç, i cili ishte në gjendje të dehur, janë publikuar së fundmi, ndërsa ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Darryl Moore e gjeti të dashurën e tij, Rayna Holden, duke folur me një tjetër djalë jashtë një lokali në Washington në Britaninë e Madhe, ku ai kishte konsumuar pije alkooli.

Pasi diskuton për pak momente me 18-vjeçaren, Darryl i vërsulet nga pas deri sa e arrin në një parking makinash, ku e godet për disa minuta me grushte e shkelma, ndërsa Rayna gjendej e shtrirë pa ndjenja.

Adoleshentja u dërgua në spital me hematoma në fytyrë dhe me brinjë të thyera, ndërsa 22-vjeçari u dënua me 12 muaj burg pasi kamerat e sigurisë kishin dokumentuar gjithçka kishte ndodhur.tchannel

ME TE LEXUARAT