Dhunohej sistematikisht nga ish-gruaja, gjykata jep urdhër mbrojtje për durrsakun

Aktualitet

Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje për një burrë që prej disa kohësh ishte viktimë e dhunës nga ish-gruaja e tij.

Sipas gjykatës, ish-bashkëshortja ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

ME TE LEXUARAT