Droga Shqipëri-Itali/ Kreu i Krimeve të Rënda jep detajet e aksionit "shefi", si u arrestuan shqiptarët

Aktualitet

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj në një konferencë me përfaqësues të lartë të palës italiane ka dhënë detaje nga operacioni i madh i përbashkët mes dy vendeve, i koduar “Shefi”, që finalizoi me arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë të arrestuar dhe 2 në kërkim.

“Kemi 21 shtetas shqiptarë, 19 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, pjesë e grupeve të strukturuar kriminale në trafik narkotikësh mes dy vendeve. Arrestimi i disa prej tyre është bërë si rezultat i hetimeve të përbashkëta në Tiranë dhe Itali”-tha ai, duke theksuar se mes të arrestuarve janë Mariglen Shusha, Hamit Seferi dhe Malton Lleshi, ishin pjesë e një grupi kriminal mes dy vendeve për trafik droge dhe ndodheshin në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga puna e përbashkët, u identifikua vendndodhja, u bë arrestimi i tyre në operacionin e datës 14 mars. Kjo shënon finalizimin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes autoriteteve tona duke dëshmuar vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Hera e parë që në një operacion të tillë, duke qenë pjesë e skuadrës së përbashkët, asistojnë oficerë të DIA-s që treguan bashkëpunimin me oficerët e policisë së shtetit”- tha kreu i prokurorisë.

Ai theksoi më tej se janë vënë masa sigurimi për shqiptarët Ferhat Hajdini dhe Fiqeret Seferi, provat në ngarkim të të cilëve janë prodhuar nga hetim i përbashkët me Barin.

“Ndërkohë që Leçe u arrestua Dino Abazi i dyshuar si pjesë e organzatës kriminale në trafik narkotikësh. Na rezulton se po kryhen hetime paralele nga ne dhe homologët për një numër procedimesh për trafik të madh kanabisi”- tha ai.

ME TE LEXUARAT