Deputetja e LSI: Situata në shkolla e degraduar, ja ç’duhet të bëjnë prindërit dhe qytetarët
Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, ka reaguar lidhur me kapjen e një nxënësi me drogë të llojit kanabis në një nga shkollat e Tiranës, duke e cilësuar situatën në shkollat e vendit të degraduar. Ajo shprehet se qeveria nuk merr asnjë masë, ndërsa i drejton një apel prindërve, qytetarëve dhe medias të reagojnë fort për të zgjidhur krizën e drogës që ka kapur brezin e ri.
Postimi i deputetes së LSIFemijet e familjeve Shqiptare jane nen presionin dhe efektin e drogave te forta.Drogave qe ka lejuar qeveria te shiten lirisht ne shkolla, lokale, lagje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E kam ngritur kete problem madhor dhe denoncuar qe diten e pare ne Parlament.
Kam kerkuar qe nga autoritetet perkatese te merren masa dhe te ndalojne kete ekspozim te te rinjve nga droga!
Edhe 6 muaj pas alarmit ne Parlament, asnje mase e marre nga qeveria.
Te rinjte shkojne ne shkolle per te mesuar dhe marre DIJE, jo per te mesuar te drogohen!
Papergjegjshmeri totale nga ana e qeverise qe e sheh dhe e trajtojne kete situate si normale.
Duhet reagim i forte nga ana e prinderve, qytetareve, medias, per te zgjidhur krizen e droges qe ka kapur brezin e ri!
Te reagojme te gjithe para se te jete teper vone!