Deputeti i LSI: Shqipëria përmbytet, qeveria dhe kryeministri rrinë e vështrojnë. Turp i padëgjuar!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili akuzon qeverinë Rama se nuk po menaxhon siç duhet situatën e krijuar nga përmbytjet.

Deputeti i LSI shkruan në rrjetin social “Facebook” se “Shqipëria përmbytet qeveria dhe kryeministri rrinë e vështrojnë”.

Kliko per me shume info

POSTIMI I PLOTE
Shqipëria përmbytet qeveria dhe kryeministri rrinë e vështrojnë.

Është e pabesueshme kjo që po na shohin sytë.
Përmbyten mijëra hektarë tokë, përmbyten qendrat e qyteteve, miliona euro dëme në prona dhe askush nga qeveria nuk hap gojën a thua se përmbytjet po ndodhin në një kontinent tjetër.
Kryeministri dhe qeveria rrinë e vështrojnë boll që qameti të jetë larg vetes.

LEXO EDHE:  “Një karrige për Kryeministrinë 20 mijë euro”, Nishani thirrje të fortë opozitës: Përgjegjësia juaj të ngrini…

Turp i padëgjuar, askush nga shteti që paguajnë me djerse e gjak shqiptaret nuk intetesohet për ta.
Shqiptaret janë përfundimisht pa drejtim gjithçka është në dorë të zotit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here