Deputeti kërkon shpalljen e emergjencës në Shkodër

Aktualitet

Deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, ka shfrytëzuar mbledhjen e Komisionit të Medias për të përsëritur kërkesën e vazhdueshme të Bashkisë së Shkodrës për shpalljen e gjendjes së emergjencës në njësitë adminsitrative të prekura nga përmbytjet.

Sipas Gurakuqit, shpallja e emergjencës është e domosdoshme pasi mungojnë mjetet për t’i bërë ballë situatë.  Situata në orët në vijim pritet të përkeqësohet për shkak edhe të prurjeve të shtuara jo vetëm nga kaskada e Drinit por edhe liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pritet që në Anën e Malit në orës e pasdrekës të lindë nevoja për evakuimet e para të familjeve, pasi uji disa banesave u është afruar deri në shkallët e para.

ME TE LEXUARAT