Denoncimi/ Akuza e rëndë për FSSH: 4 mijë euro për t’u punësuar

Aktualitet

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon se për t’u punësuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor duhet të paguash 4 mijë euro.

Sipas ish kryeministrit kjo gjë realizohet me firmën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Një denoncim të tillë Berisha e ka marrë nga një qytar i cili i ka shkruar pikërish ish-kryeministrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denoncimi i Berishës:

Fshesë në fondin e sigurimeve shëndetësore!

Punësimi me 4 mijë euro dhe firmën e Xhafes!

Mesazhi i qytetarit

Pershendetje dhe respekt per ju z.Berisha

Po iu shkruaj ju pasi jeni e vetmja faqe qe s’mund të blehet nga kush.

Ne Fondin e sigurimeve shendetesore (ish Isksh) ka nisur nje fushat spastrimi, heqje nga puna pa kurrfarë kriteri. Me gjasme ristrukturim, njerzit po hidhen ne rruge dhe më e forta eshte se zevendesohen nga njerez te tjere qe s’din kurrgje pse ndodhen aty.Punonjesit duhet te plotesojne njanin nga 2 kritere:

1- T’i sjelle Fatmir Xhafa

2- te pagujnë te sekseri 4000 euro.

Verifikoheni rastin ju lutem dhe beni dicka.

FALEMINDERIT!

ME TE LEXUARAT