Demarkacioni, Haradinaj optimist për votën “pro” të Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka humbur shpresat tek votat e Listës Serbe për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Në një intervistë për televizionin publik në Prishtinë, Haradinaj dha edhe aryset pse është i bindur se Lista Serbe do ta votojë marrëveshjen.

“Jam thellë i bindur se do ta gjejmë gjuhën e përbashkët me Listën Serbe. Është edhe në interesin e serbëve të Kosovës për shkak se plot serbë të Kosovës nuk kanë dokumente të Serbisë. Edhe ata janë të izoluar dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”.

Kliko per me shume info

E ndërsa konfirmon se me Listën Serbe është në bisedime, Haradinaj kërkon të shfrytëzojë edhe përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje për të siguruar të paktën dy votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes.

“Do t’i lutesha zotit Kurti por edhe deputetëve të tjerë, që shoh se kanë mospajtime brenda Vetëvendosjes, janë krijuar dy drejtime politike, që të mos lejojnë pa kufij që Kosova të presë për votë për këtë temë kaq të ndjeshme”.

Mungesa e konsensusit në Kuvendin e Kosovës mban peng prej 2015-ës ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi. 80 votat e nevojshme nuk po arrihen edhe pse më 16 Shkurt Presidentët Thaçi e Vujanoviç ranë dakord të rishikojnë ato pika të marrëveshjes, për të cilat pati kontestime nga disa parti politike në Kosovë, mes të cilëve edhe AAK-ja e Haradinajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.