Deklarata e gazetarit: Ish kryeministri ka 13 vite pa punë dhe shëtit me makinë 90 mije euro

Kliko per me shume info

Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murat i ftuar në “360Gradë” në Ora News thotë se një ish-kryeministër që ka 13 vite pa punë shëtit me fuoristradë 90 mijë euro dhe blen ende prona.

Murati: Duhet vetting për politikanët në radhë të parë. Kush do e bëjë këtë vetting? Edhe këta zyrtarët që janë arrestuar janë të gjithë për shpërdorim detyre dhe asnjë për korrupsion. Kjo është kryevepra penale.

Kliko per me shume info

Një ish-kryeministër që ka 13 vjet pa punë dhe shëtit me një fuoristradë 90 mijë euro dhe nuk del një prokuror t’i thotë se ku i gjete paratë dhe nëse nuk i justifikon t’i sekuestrohet. Nuk po them që të arrestohen, por t’i sekuestrohen. Nuk po them që të shkojnë në burg ish-kryeministrat.

Ka 13 vjet i papunë dhe vazhdon e blen prona. Policia është pjesa më e mirë e administratës sepse ke qindra të vrarë në 27 vite dhe nuk ke asnjë prokuror.

Nëse Arta Marku nuk sekuestron pasuritë e politikanëve, atëherë nuk ka bërë asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.