Dashuria do ju bëjë të shtoni në peshë, nuk do e besoni pse

Dashuria të shëndosh! Ky është përfundimi i një studimi të fundi nga studiuesit australianë të cilët morën në studim 15 mijë çifte për 10 vite.

Në momentin që dashurohesh dhe stili i jetës ndryshon.
Nga darkat romantike deri tek netët e gjata zgjuar në divan duke parë filma, janë këto disa nga zakonet e reja por që po i bënë çiftet të shtojnë peshë.

Kliko per me shume info

Studimi i Universitetit Qendror Queensland raporton se çiftet në momentin që dashurohen dhe krijonin një lidhje nisnin të shtonin peshë pavarësisht se mund të kishin një stil jetesë më të shëndetshme se sa beqarët.

Kjo ndodh për arsye se të dashuruarit kalojnë më shumë kohë bashkë në shtëpi duke parë filma, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme, dhe kanë më shumë darka romantike.

Dr Jerica Berge, shprehet se në momentin që një person është beqar ai kalon më shumë kohë jashtë shtëpisë ndërsa në momentin që krijon familje netët e çifteve bëhen me komode.

Gjithashtu një shkak tjetër për shtimin në peshë të çifteve ishte dhe kur familja zgjerohej dhe në jetë vinin dhe fëmijët, prindërit merrnin më shumë kilogramë për shkak se në momentin se sa herë do ushqenin fëmijët do konsumonin dhe vetë duke shtuar kështu vaktet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.