Dalin detaje të reja, si tentoi t’i ikë rrethimit policor greku që vrau Devi Kasmin

Aktualitet

Efthymios Efthimiou, greku i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Devi Kasmit është munduar rreth 2 orë pas mesnate që të çajë rrethimin dhe të largohet kur efektivët e policisë vendosën të ndërhyjnë në shtëpinë e Elton Halipajt.

Ndërsa ky i fundit nuk është kapur brenda, por jashtë banesës ku bënte edhe shërbimin e rojes në një mjet ti Benz.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga “Shqiptarja.com”, policia e Tiranës kishte rënë në gjurmët e ekszekutorit të Devi Kasmit, duke gjurmuar fijet e shitjes se një furgoni tip “Bezn Vito”, targat e të cilit duket se ishin fiksuar nga një kamer siguri në momentin kur greku vrau 41-vjeçarin dhe më pas braktisi motorin dhe largohet nga zona pikësiht me këtë furgon.

ME TE LEXUARAT