Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po e gënjejnë Vuçiçin

Kosovë&Rajon

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Daçiq tha për RTS se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai po ashtu beson se Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohen a duhet të ekzistojnë ende marrëveshjet e Brukselit.

“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet këto marrëveshje të zbatohen”- thotë Daçiç.

Ministri serb ndër tjerash ka komentuar edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, përcjell KosovaPress.

Çollaku kishte deklaruar se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohen që të zgjidh problemin më mes të Serbisë dhe Kosovë.

Daçiç thotë se është “shumë turpëruese” kjo deklaratë e Çollakut.

“Unë nuk e di nëse ata po e kuptojnë që po mashtrohen nëse mendojnë që dikush do ta detyrojë Vuçiqin ta njohë Kosovën pa ndonjë kompromis”, thotë Daçiç.

Ai tutje shpjegon se Vuçiq “dëshiron që ta zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv dhe është gabim të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera”.

“Unë vazhdimisht i them Vuçiqit, e shoh që ai po ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për shkak të raportit me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Evropës, mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet që të përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke pasur për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe po e paralajmëroj Vuçiqin se ata po e gënjejnë, nuk duan kompromis, mirëpo duan njohjen e Kosovës”, tha Daçic.

Shefi i diplomacisë serbe ka përsëritur se ka frikë që Vuçiq po gënjehet nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga një pjesë e komunitetit të ndërkombëtarëve.

“Një pjesë e komitetit ndërkombëtar nuk ka për qëllim që të kërkojë kompromis, ata thonë që kjo temë është kryer në vitin 2008. A besojnë ata se ne do ta njohim Kosovën për shkak të anëtarësimit në BE? Epo, kush mund ta bëjë këtë? Secili duhet të turpërohet vetëm që të mendojë se dikush do ta bënte këtë. Çfarë lloji i shtetit do të ishte ai që do t’ia lejonte vetes një gjë të tillë? Askush s’do ta lejonte, kështu që jam i sigurt se as Serbia nuk do ta lejojë”, tha Daçic.

Presidenti Vuçiq ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, gjë kjo e cila do ta pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën.

 

ME TE LEXUARAT