Kapen 6 celularë, do futeshin me pako postare në burgun e Fierit

Aktualitet

Gjashtë telefona celularë janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier, pasi ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.

"Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung" informon ministria e Drejtesise.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve.

Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

ME TE LEXUARAT