Bushati pret homologen: Kroacia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE

Politikë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një konferencë me homologen e Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric, e cila po kryen një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Bushati theksoi se raporti me Kroacinë do jetë në nivel më të lartë, ndërsa bëri me dije se mes dy zyrtarëve u firmos një marrëveshje në fushën e mjedisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Buric tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. “Bushati do të jetë muajin tjetër në një vizitë në Kroaci. Jemi partnerë të shkëlqyer, bashkëpunimi i suksesshëm”, tha ministrja.

Po ashtu ajo theksoi se Kroacia është aleate dhe mike për Shqipërinë.

“Jemi aleatë dhe miq për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë goxha përparim 2 vitet e fundit. Do mbështesim hapjen e negociatave për integrim. Kroacia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Reforma në drejtësi, e vështirë por e rëndësishme. Do të bëjmë maksimumin tonë për t’iu ndihmuar. Problemet me gjyqësorin duan kohë për t’u zgjidhur”, tha Buric.

ME TE LEXUARAT