Marrëveshja e detit me Greqinë, Bushati: Do të jetë në favor të dy vendeve

Kliko per me shume info

Kryediplomati Ditmir Bushati gjatë një interviste televizive tek TVSH në emisionin “Përballë”, tha se marrëveshja e re që pritet të arrihet me Greqinë pas çeljes zyrtare të negociatave, do të jetë e favorshme për të dy vendet.

Sipas Bushatit, në këtë marrëveshje do respektohen kërkesat e Gjykatës Kushtetuese dhe parimet ndërkombëtare për një marrëveshje të tillë.

Kliko per me shume info

“E rëndësishme është që ka një klimë mirëkuptimi për të fituar historinë e të ardhmes”, tha Bushati.

“Ne besojmë se marrëveshja e re që mund të dalë si produkt i negociimeve me palën greke do të jetë më e drejtë dhe më e ndershme. Kjo për shkak të disa rrethanave dhe parimeve që nuk janë respektuar në vitin 2009. Kjo që po them unë tani do të verifikohet pasi të ketë një marrëveshje”, tha Bushati.

“Është momenti që të krijohet një mjedis sa më i shëndetshëm për ekipin negociator. Është e qartë për ne çfarë ka ndodhur në vitin 2009. Mendoj që Shqipëria atë vit nuk ishte e përgatitur siç duhet për të hyrë në procesin e negociimit për të arritur një marrëveshje të drejtë për vendin tonë, duke sjellë një marrëveshje në disfavorin e vendit tonë. Duhet një marrëveshje që aplikohet edhe në praktikë. Kam dëgjuar dhe debatin në vendin tonë për gazin dhe naftën në jon, qoftë dhe sa i përket dhe zhvillimit ekonomik të hapësirës detare, të zonës së zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimin e hapësirës territoriale. Pra me pak fjalë marrëveshjet që duhen bërë duhet të jenë sa më të favorshme. Kroacia dhe Sllovenia janë vendet shembull që në 27 vite nuk kanë gjetur një zgjidhje që të pëlqehet nga të dyja palët. Pra ne kemi arritur në përfundimin se duhet një marrëveshje që të kënaqë të dyja palët”, vijoi Bushati.

Përsa i përket qëndrimit kundër kësaj marrëveshje të opozitës, ministri Bushati shprehet se kjo e fundit duhet të kishte qënë më e artikuluar dhe e kujdesshme, duke sjellë në vëmendje paktin detar të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

“Opozita kundër marrëveshjes? Për fat të keq, do të kishte qenë në nderin e saj të kishte qenë më e artikuluar dhe më e kujdesshme. Ajo thotë që marrëveshja e 2009 është e mirë, por ajo u rrëzua nga kushtetuesja. Nga krahu tjetër thotë se duhet shkuar tek tribunali ndërkombëtarë. E para, duhet vullnet i të dy palëve, e dyta duhet që të ketë dështuar negociata dhe e treta duhet që palët të pranojnë këtë verdikt. Në procesin e dialogut janë shkrirë disa akuj dhe fokusi është interesi reciprok. Ky është një diskutim teknik lidhur me protokollin e Firences, se ku nis vija delimituese”, shtoi kryediplomati shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.