‘Armik strategjik’, Britania kërkon dënim të përbashkët të Rusisë për helmimin e ish-spiunit

Bota

Kryeministrja britanike, Theresa May do të kërkojë nga liderët e BE-së, që t’i bashkohen Londrës, në dënimin e Rusisë, për helmimin e dyshuar të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Kërkesa e May për një dënim të fuqishëm nga liderët e Bashkimit Evropian do të bëhet në një samit që do të mbahet sot në Bruksel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne nuk po kërkojmë konfrontim apo ndryshim të regjimit”, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë britanike. Por, Britania dëshiron që liderët e BE-së të pranojnë se “Rusia është një armik strategjik dhe jo një partner strategjik”, kanë thënë ky zyrtar.

May ka akuzuar Rusinë se ka përdorur agjentin nervor, të njohur si Novichok ndaj Sergei dhe Yulia Skripal. Britania tashmë ka dëbuar 23 diplomatë rusë, në lidhje me këtë ngjarje, shkruan rel.

Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident. Moska i është kundërpërgjigjur Londrës, duke urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve britanikë dhe ka mbyllur Këshillin Britanik në Rusi.

ME TE LEXUARAT