Biznesmeni rus gjendet i vdekur në apartamentin e tij, dyshohet për vrasje

Bota

 Autoritetet në Britani po hetojnë vdekjen e mistershme të një biznesmeni rus që u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Londër. Nikolai Glushkov dyshohet të jetë vrarë pasi vajza e tij dalloi shenja mbytje në qafën e të atit

68-vjeçari Nikolai Glushkov u gjet i vdekur nga miqtë dhe familjarët. Ai ishte mik i oligarkut rus Boris Berezovsky.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Glushkov punoi në vitet ‘90 për kompaninë ajrore shtetërore ruse Aeroflot si dhe për kompaninë e Berezovskyt LogoVAZ. Pas përplasjes së oligarkut rus me Putin dhe arratisjen e Berezovskyt në Londër, Glushkov u dënua me katër vite burg për pastrim parash.

Glushkov u arratis në Londër në vitin 2004 ku iu dha azil politik.

ME TE LEXUARAT