"Ç'orientohet" tregu, bie ndjeshëm euro dhe dollari

Aktualitet

Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies në tregun vendas, pas një rritjeje të lehtë të disa ditëve më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 132.04 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.01 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Monedha e përbashkët ka qenë në rënie për katër ditë radhazi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse rënia vazhdon, euro do i afrohetsërish nivelit më të ulët të 10 viteve, që u arrit dy javë më parë, në 22 shkurt, kur një euro u këmbye me 131.93 lekë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.

Edhe dollari ka hyrë në cikël rënës, duke zbritur ditën e djeshme në 106.9 lekë.

ME TE LEXUARAT