Treni ka marrë para një automjet në Durrës.
Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e sotme në Urën e Dajlanit në qytetin bregdetar.
Mësohet se pronari kishte parkuar mjetin pranë shinave të trenit dhe ishte ulur në një lokal për të konsumuar një kafe, ndërsa nuk e kishte menduar se do të kalonte treni.