Basha uron Merkel: Sfidat në nivel europian kërkojnë vizion të qartë

Kryetari i PD Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëbesimin si kancelare e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj. Zoti Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh konsideratën se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida.

Në letrën e urimit për kancelaren, Basha shkruan se drejtimi i Gjermanisë nga zonja Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë.

Kliko per me shume info

Kryetari Basha e falenderoi kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Juglindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane, ku një rol kyç luan Fondacioni Konrad Adenauer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.