Arrestimi i ish-presidentit francez, Balla: "Fatin" e Sarkozy do ta ketë edhe ky politikan shqiptar

Aktualitet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ball ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-presidentit francez, Nikola Sarkozy.

Ndalimin e këtij të fundit për financime të dyshimta në Libi gjatë fushatës, Balla e paralelizon me situatën në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Ballës e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha,i cili akuzohet për financime të paligjshme për arsye lobimi në SHBA dhe thekson se Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht.

Reagimi i Ballës:

Ish-drejtuesi i Partisë UMP në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy u ndalua sot nga Policia franceze lidhur me financimet e dyshimta nga Libia në fushatën elektorale të vitit 2007.

Në Shqipëri, Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re” dhe të lobimit për të nxirë Shqipërinë në insitucionet dhe mediat amerikane, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht.

Prokuroria nuk duhet të vonojë vendosjen e menjëhershme nën hetim të Lulzim Bashës, sa kohë që çdo ditë që kalon është një mundësi më shumë për prishjen e provave dhe ka dyshime për përpjekje të Lulzim Bashës për të transferuar përgjegjësinë tek persona të tjerë.

ME TE LEXUARAT