Atentat me armë dy vëllezërve në mes të qytetit

Një atentat me armë ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:20 në rrugën e pazarit, Qytet i Vjetër, Bulqizë. Burime të policisë thonë se si pasojë e një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Opel, ku udhëtonin dy vëllezër, E.M dhe E.M, banues në Bulqizë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka dëmtime në njerëz. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Ai është 19-vjeçari Elidon Tançi, i proceduar më parë për veprën penale dëmtime tjera me dashje, po për konflikt.

Kliko per me shume info

19-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po hetohet edhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.