Artur Zheji: Gjoksi i Ilda Bejlerit, më i ndershëm se silikoni

Showbiz

Analisti Artur Zheji duket se i ka ‘dalë në mbrojtje’ moderatores Ilda Bejleri, pas debatit të saj me Mustafa Nanon.

Në një shkrim në 360gradë.al, Zheji shkruan se gjoksi i Ilda Bejlerit është më i ndershëm se silikoni i ca grave në pushtet apo se vetë qeverisja e sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai me këtë shkrim ka dalë kundër Mustafa Nanos, i cili ishte kundër zhveshjes së moderatoreve në ekran.

‘Një debat me pak apo aspak thelb ky që lidhet me gjoksin sharmant të Ildës, ose më saktë me dekoltenë e saj dhe linjat trupore të vajzës simpatike të ekraneve. Kjo më kujton i dashur Muç, një episod nga kinemaja italiane në kohën e fashizmit, vite më parë kuptohet. Asokohe u shpikën filmat rozë, që të largonin vëmendjen e italianëve nga lufta që po përgatiste Mussolini dhe këto “seriale” u mbiquajtën filmat e “telefonave te bardhë”, pasi që shumica e dialogëve zhvillohej në telefonat e porsa shpikur të viteve ’30…

Telefona të bardhë për zonjushat elegante dhe të veshura lehtë për kohën. Ndërkohë kërcisnin arrestimet politike të antifashistëve. Ndërsa kritika debatonte për melodramën e filmave të Telefonave të Bardhë. Ndërkohë pra, edhe ky debati për “Gjoksin e begatë” të Ildës, është të kërkosh qimen në syrin e kësaj çupe të hirshme, kur trau i qeverisë dhe kamzhiku i oligarkëve, detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë përmes lotëve.Kjo është gjithmonë zgjedhja jote sovrane Muçi, por unë mëndoj se: Gjoksi i Ilda Bejlerit, është më i ndershëm dhe shumë më i fisëm se qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet…”, shkruan Zheji.

ME TE LEXUARAT