Arrestimet në Lezhë, reagon deputeti socialist: Turp dhe abuzim skandaloz

Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar në lidhje me arrestimet e fundit në Lezhë.

Ndreu shkruan në "Facebook" se ky reagim ka ardhur për t’u dhënë përgjigje të gjithë turbullirave që janë bërë kohët e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Mirembrema ! Jam rikthy sonte ne Fb per tu dhene pergjigje gjithe te turbulluarve nga ngjarjet e fundit ne Lezhe. Nuk jam aspak i kenaqur me ate qe ka ndodhe e as nuk do jem kurre. Por ca mitingashe te lodhur dhe ca “dijetare” politike, duan domosdoshmerisht te lidhin PS dhe mua me kete histori. E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtesine. Nuk me lidh asgje me kete ceshtje penale, pervec keqardhjes per kedo qe dyshohet si i implikuar. Sa per bashkine, historia ka tregu se nuk eshte e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkine e humbin ata qe e kane e jo e fitojne ata qe se kane. Keshtu qe beni durim deri vitin tjeter!

ME TE LEXUARAT