Apeli lë në burg dy të arrestuarit me 613 kg kokainë në Durrës, pronari në kërkim

Aktualitet

Gjykata e Apelit te Krimeve të Rënda ka rivendosur masën e sigurisë për dy të arrestuarit e operacionit ku u sekuestrua 613 kg kokaine në Durrës.

Apeli ka vendosur sërish arrest me burg për shoferin që transportonte drogën, Armando Pezaku. E njëjta masë është vendosur dhe për Donald Lushajn, menaxherin e kompanisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

25-vjeçari Lushaj u ka thënë më herët prokurorëve se është punësuar në kompaninë nën hetim “Arbri Garden” në vitin 2014 me detyrë menaxhimin e ngarkesave me agjentët e shitjeve.

Ngarkesat porositeshin nga vetë pronari, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë, ka këmbëngulur Lushaj.

Ndërkaq pronari i kompanisë është ende i shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT