Ambasadorja greke: Të angazhuar për zgjidhjen e problemeve
Jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe vullneti politik në të dy vendet tona do çojë drejt suksesit. Kështu u shpreh Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e festës kombëtare të vendit të saj.
Deklarata e diplomates greke vjen në një kohë kur Presidenti Ilir Meta i dha autorizimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për plotfuqishmërinë e grupit negociator në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Çdo sukses i Shqipërisë është i mirëpritur nga Greqia. Duhet të zgjidhim problemet e të heqim stereotipet”, tha ajo, duke shtuar se pala greke është e gatshme për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.