Akuzoi Ermalin se e kishe ngacmuar, Rasheli tregon kush e detyroi ta thoshte

Showbiz

Edhe pse gjithcka ndodhi thjesht në kuadër të një loje, njerëzit e kritikuan rëndë Rashelin kur tha se e kishte ngacmuar Ermal Mamaqi.

Modelja fillimisht gjatë një loje në Shiko Kush Luan, tha emrin e këngëtarit Dren Abazi dhe më vonë emrin e Ermal Mamaqit, deklaratë e cila bëri bujë në portale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rasheli është e ftuar mbrëmjen e sotmë në “Xing me Ermalin” ku e ka sqaruar për herë të parë këtë deklaratë.

“Po e shpjegoj publikisht sepse është keqkuptuar. Puna ishte se atje më pyetën për dy persona publik që më kishin ngacmuar. Fillimisht thashë dy persona që ishin aty në studio, njërin nuk ma pranuan. Dhe Manushi më tha: Thuaj atë të ndërrmarjes së vjetër. Tani unë vetëm ty të mbaj mend nga kjo ndërrmarja vjetër. Domethënë që të ka ngacmuar Manushi ty, jo unë”, u shpreh Rasheli duke shkaktuar të qeshura.

ME TE LEXUARAT