Akuzë e re për grupin e super-grabitjeve të miliona eurove në rrugën e Rinasit

Personat e akuzuar për dy ngjarjet e ndodhura brenda pak muajsh rreth 2 vjet më parë, ku u grabitën blindat me para bankash në rrugën e Rinasit, akuzohen edhe për një grabitje spektakolare banke të ndodhur më herët.

Bëhet fjalë për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë, prane ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, të ndodhur në 13 Shkurt 2015.

Kliko per me shume info

ABC News ka mësuar se dosja e hetimit për këtë ngjarje i është bashkuar asaj të grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka komunikuar të dyshuarve akuzat e ngritura ndaj tyre.

Të dyshuarit për tre grabitjet me armë, përfshi atë të një banke të nivelit të dytë pranë ish-Stacionit të Trenit do të përballen me akuzën “vjedhje me armë”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas burimeve nga Prokuroria, hetimi është në fazën perfundimtare dhe pritet të mbyllet brenda muajit Mars. Më tej, dosja do të kalojë pranë Gjykatës se Krimeve të Rënda, ku 9 të pandehurit do të dalin në bankën e të akuzuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.