Aksident në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, policia mbërrin në vendngjarje

Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Tiranë-Durrës, fatmirësisht pa pasoja të rënda në njerëz.

Sipas raportimeve të para makina tip ‘Volkswagen Golf’ ngjyrë gri dyshohet të jetë përplasur me një automjet tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT