Aksident i rëndë në Divjakë, plagosen dy të rinj

Dy të rinj 23 dhe 17 vjeç që po udhëtonin me motor u aksidentuan duke mbetur të plagosur mbremjen e vone te se dieles. Ngjarja ndodhi në Divjakë dhe sipas informacioneve të para të plagosurit janë L.M 23 vjeç dhe R. M 17 vjeç.

Sipas policise, dy personat fillimisht kanë goditur një makinë “Fiat”, me targa AA 729 MN, më pas dy të dëmtuarit janë rrëshkitur në rrugë dhe janë përplasur nga një makinë volksëagen me targa AA 120 MT.

Kliko per me shume info

Dy të plagosurit ishin pa skafandra në momentin kur u aksidentuan. Ata u dërguan fillimisht në Spitalin e Lushnjes, ku njëri prej tyre në gjendje më të rëndë është nisur drejt Tiranës.

Policia shoqëroi dy drejtuesit e makinave për të zbardhur ngjarjen dhe dinamikën e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.