613 kg kokainë me bananet, menaxheri dhe shoferi kërkojnë lirinë

Aktualitet

Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, dy të arrestuarit e vetëm për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Maminas të Durrësit më 28 shkurt, kërkojnë lirinë.

Ata kanë ankimuar përmes avokatëve të tyre masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që i ka lënë në arrest me burg. “Panorama” mëson se seanca në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda do të zhvillohet më 20 mars.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lushaj dhe Pezaku kanë mohuar të kenë pasur dijeni për ngarkesën e drogës, të gjetur në kontenierin me banane, që ishte porositur nga pronari i firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. Edhe avokatët e tyre pretendojnë se klientët nuk kanë lidhje me drogën. Ata janë me paga minimale dhe në vështirësi ekonomike. Ndërkohë, pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Policia gjermane nuk ka mundur dot ta gjejë gjatë kontrolleve të ditëve të fundit. Ka dyshime se ai mund të jetë arratisur. Policia dhe Prokuroria kanë në hetim edhe dhjetëra persona të tjerë si të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Në fundin e dyfishtë të kontenierit me banane, të mbërritur për llogari të kompanisë, “Arbri Garden”, u zbuluan 528 pako kokainë, të cilat ishin të shënuara nga sipër me kode të ndryshme. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

“Unë porosis në Kolumbi dhe kam një kontratë për 4 kontenierë në javë me një prej firmave më serioze në Kolumbi, dhe unë porosis 1080 arka me banane që janë në kontejnerë, ose 20 paleta, me peshë neto 19.5 kg.

Kontenierët nuk kanë lidhje fare me kompaninë “Arbri Garden”, sepse janë të kompanive të tjera, që në këtë rast janë të një kompanie franceze, ose në raste të tjera që kanë qenë të Kopenhagenit, ose të kompanive të tjera”, ka thënë Çekaj në një intervistë për “Neës 24” disa ditë më parë.

ME TE LEXUARAT