20 vjeçari në Fier u vra me një plumb në kokë, xhaxhai tërheq trupin nga morgu

Aktualitet

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në Fier, ku një 20-vjeçar u vra ndërsa një tjetër u plagos, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Xhulio Sollaku 20 vjeç nga fshati Katund i ri në Elbasan dhe Arben Muça 37 vjeç, bashkë me 4 bashkëpunëtorë të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e dy të moshuarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë përplasjes me armë me policinë, u vra Xhuliano Sollaku, ndërsa Muça mbeti i plagosur.

20-vjeçari është qëlluar vetëm me një plumb në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që 37-vjeçari i plagosur ka marrë plumb në këmbë, duke mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë arritën të largoheshin.

Nga ana tjetër, trupin e pajetë të 20-vjeçarit, e ka tërhequr pasdite nga morgu xhaxhai i Xhuljano Sollakut. Ai ka mbërritur sot në morgun e Fierit për të tërhequr trupin e pajetë të nipit të tij, pasi prindërit e viktimës jetojnë jashtë Shqipërisë dhe janë nisur për të ardhur.

https://youtu.be/Bp-wbov-GIM

ME TE LEXUARAT