Zv.presidenti i UEFA-s: Politika të rrijë larg futbollit, çfarë i thashë Ramës kur e takova

“Politika dyhet të rrije larg futbollit”- ky ishte mesazhi i qartë i zëvendës presidentit të UEFA-s gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Ndër të tjera, Grigori Surkis tha se ka pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama para nisjes së punimeve të Asamblesë.

Kliko per me shume info

“Nuk mund të injorojmë edhe kërcënime që dalin nga forca politike keqdashëse. Njëkohësisht përpjekjet për të përdorur futbollin për interes vetjak apo në nivel dekonstruktiv që shkakton përçarje në familjen e futbollit. Doja tju informoja që UEFA e ka të qartë me të gjitha hollësitë për ngjarjet që po zhvillohen në këtë asamble. Madje unë do të thoja që para asamblesë kam pasur një dialog të gjatë me kryeministrin Edi rama për këtë problematikë. Ishte një bisedë konstruktive dhe e dobishme dhe dëshira e tij ishte të hiqej çdo lloj tensioni politik për këtë fushatë zgjedhore. Njëkohësisht ia kujtova edhe njëherë kryeministrit nenpikën 1 të nenit 14 të statutit të FIFA që detyron të gjitha federatat për të realizuar në mënyrë të pavarur zgjedhjet, pa ndikim të palëve të treta.

Prishja e këtij detyrimi mund të shkaktojë vendosje të sanksioneve dhe nëse pala e tretë ka pasur për shkak të fajit të saj konkret të kemi rënie dakord sipas nenit 14 të statutit. Gjithashtu informova zotin Rama me pikën 7 dhe 9 për statutin e UEFA ku thuhet se organi ekzekutiv i çdo zgjedhje të jetë e lirë dhe e pavarur dhe në përputhje me procedurat demokratike. Si rrjedhim çdo lloj mbështetje apo ndërhyrje politike nga ana e qeverisë në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla do të ishte i pajustifikuar për UEFA”-tha Grigori Surkis.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here