Zonat e bllokuara në Librazhd, Balla dhe Qendro inspektim mes dëborës

Kliko per me shume info

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, Afrim Qendro ndoqën nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në zonën e Librazhdit, ku disa zona janë bllokuar.

Më problematike situata paraqitet në aksin Librazhd-Peshkopi, ku autoritetet po punojnë për hapjen e rrugës. Balla gjatë inspektimit, theksoi se po punohet njëkohësisht jo vetëm për hapjen e rrugës, por edhe për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat e prekura.

Kliko per me shume info

“Aktualisht aksi që lidh Librazhdin me Peshkopinë, është i vetmi aks kombëtar i pakalueshëm. Së bashku me drejtorin e ARRSH, Afrim Qendro, kemi qenë që prej mëngjesit këtu për të parë nga afër situatën. Punimet për hapjen e këtij aksi kanë filluar nga pjesa e Peshkopisë për të ardhur drejt Librazhdit. Kërkojmë që banorët të shmangin kalimin nga ky aks gjatë ditës së sotme, pasi nesër ky aks do të jetë i kalueshëm për të gjitha mjetet.  Duhet të kemi parasysh që trashësia e dëborës në vende të caktuara i kalon 50 cm që do të thotë që hapja kërkon pak kohë”,- u shpreh Balla.

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro u shpreh se po punohet që ky aks shumë shpejt të kalohet pa problem dhe se rruga do të jetë e kalueshme brenda ditës.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra tha se aktualisht bashkia me mjetet e saj po punon edhe në akse të tjera rurale, të cilat kalohen me vështirësi dhe shumë shpejt këto akse do të bëhen të kalueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.