Zjarri në makinë, biznesmeni vlonjat mesazh autorit: 10-fish të shpërblej po më trego “Kush”?

Kliko per me shume info

Një ditë pas ngjarjes se djegies së makinës ne parkingun prane baneses se tij, biznesmeni nga Vlora Eduard Alikaj ka postuar një kerkese në facebook ku i premton autorit ta paguajë dhjetëfish nga sa ka marrë vetëm t’i tregojë se kush është porositësi.

Në shënimin e tij ai le të kuptohet se ka pasur dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe se ngjarja do të zbulohet.

Kliko per me shume info

Postimi i biznesmenit
“Kisha vendosur ta ndërroja.

Tani më duhet ta ri-bëj sepse jo vetëm u dogj për mua, por edhe më tregoi se deri tek ajo mund të afrohen.

Për afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dëshmimtar që vëmendjen ua tërhoqi çakmaku që ndezi benzinën. Policia e Zjarrëfikësit ndërhyn me shpejtësi duke kufizuar edhe dëmet. Herët a vonë do dali si e qysh?!

Po një apel kam për atë fukara që hodhi benzinën. Për atë që për pak shpërblim, është shfrytëzuar nga të tjerë.

Gjej mënyrën, e më bëj të ditur kush….(?!)

10-fish do shpërblehesh e mik do të kem.

Çfarëdo do më thuash do vdesi me mua.

Mos ngurro!!!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.