Zbulohet fotot, ja greku që ekzekutoi Devi Kasmin në Tiranë

Ky është shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues në Artë të Greqisë, i arrestuar nga blutë e Tiranës si ekzekutori i 41-vjeçarit Devi Kasmi mbi trupin e të cilit derdhi 5 plumba.

Ngjarja ndodhi në zonën e Pediatrisë në Tiranë më 28 janar. Më herët Efthymiou Efthymious ka punuar si punonjës i forcave speciale policore greke. Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitit 1992 deri 2012 kur është përjashtuar nga kjo strukturë pasi është konstatuar se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here