Zbulohet e kaluara e errët e ekzekutorit të Kasmit

Përveç trafikut të drogës, Efthymiou Efthymious ka qenë i përfshirë edhe në trafikun e refugjatëve.

Një ditë më parë, Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu tha se 42-vjeçari lindur dhe banues në Artë të Greqisë “është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policë greke në vitet 1992 – 2012. Kohë (në 2012-ën) kur u përjashtua se u konstatua si trafikant i lëndëve narkotike”.

Kliko per me shume info

Zbulohen detaje të reja lidhur me të kaluarën kriminale të 42-vjeçarit, të akuzuar si ekzekutorin e Kasmit

Gjashtë kg kokainë të trafikuara nga Kolumbia në Gjermani, u sekuestruan në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani disa vite më parë. Për lidhje me trafikun u akuzua 42-vjeçari nga Arta. Gjithashtu ai është akuzuar nga autoritet greke si i përfshirë në trafikun e refugjatëve në vitet 2008-2009.

Përjashtimi nga radhët e policisë greke, erdhi pasi Efthymiou Efthymious u konsiderua bashkëpunëtor i qarqeve kriminale në shtetin helen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here