Zbulohen pamjet, pak sekonda pas vrasjes së Devi Kasmit, ja kush largohet nga vendi i krimit

Aktualitet

Pamje të pak sekondave pas ekzekutimit të Devi Kasmit në Tiranë, janë bërë publike.

Viedoja e nxjerr nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, tregojnë Mario Meshinin duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta Shqiptare ka siguruar videon ku duket Mario Meshini teksa largohet me motorrin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë.

Mario Meshini ishte personi i parë i arrestuar nga policia e Tiranës si bashkëpunëtor për vrasjen e Devi Kasmit.

Ditën e djeshme gjykata vendosi për Mario Meshinin masën e sigurisë arrest me burg.

Dyshimet u ngritën për Meshinin pas mesazhit që ai i kishte dërguar Kasmit, ku i kërkonte që të takoheshin, ndërsa pak më vonë ai u qëllua me armë zjarri për vdekje.

ME TE LEXUARAT