Zbulimi më i fundit në mjekësi, celulari po shkatërron trupin

Celulari po ju shkatërron trupin. Sipas një raportimi në New York Times, të varurit nga telefonat e tyre po zhvillojnë një problem të ri që quhet “qafa e mesazheve”. Është rritur numri i të rinjve që po zhvillojnë probleme me qafën dhe me shpinën prej mbajtjes së vazhdueshme të kokës ulur në telefon. Mjekët kanë filluar të detektojnë te pacientët e tyre një përkulje të vertebrave të qafës.

LEXO EDHE:  Të shpejta dhe efikase, mënyrat për të larguar dhimbjen e fytit

Kjo ndodh sepse koka e ka masën rreth 5 kilogramë. Edhe pse nuk duket shumë, është një masë e madhe duke pasur parasysh që qafa juaj duhet ta mbajë gjatë gjithë ditës. Sigurisht që edhe graviteti ka ndikimin e tij. Në momentin që ju ulni kokën për të shkruar në celular, forca e rëndesës te qafa juaj rritet me 22 kilogramë të tjera.

LEXO EDHE:  Një lugë vaj ulliri në mëngjes sjell këto të mira për shëndetin
Kliko per me shume info

Kur i gjithë ky presion vendoset te qafa juaj, kjo shkakton humbjen e harkut të shtyllës kurrizore e për pasojë çon në probleme të tjera. Por ky nuk është problemi i vetëm. “Qafa e mesazheve” ndikon edhe në shëndetin mendor. New York Times raporton se gjendja juaj mendore dhe sjellja ndryshon në varësi të qëndrimit tuaj. Sipas një studimi, njerëzit me posturë të keqe janë më të dëshpëruar dhe kanë vetëvlerësim më të vogël.

LEXO EDHE:  Shenjat që jep trupi para një infarkti, si duhet të reagoni dhe këshillat e mjekëve

Për t’i shmangur këto probleme nevojitet që herë pas here të ulemi drejt dhe mos ta kontrollojmë telefonin çdo minutë.Mir

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here