Zbardhen përgjimet e vrasjes së Suela Sulës: “Bëji magji gruas që të më bindet”…

Gjyqi ndaj Sadetin Sulës tek Krimet e Rënda, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula, ka vijuar të enjten me dëgjimin e pesë regjistrimeve audio të debateve mes bashkëshortëve para ngjarjes. Përgjimet e bisedave janë gjetur nga Prokuroria në telefonin e viktimës Sula, që dyshohet të jetë vrarë në Prill 2016 në mobilerinë e familjes për motive xhelozie.

Në regjistrimet e bëra në Shtator 2015, i pandehuri Sadetin Sula i vinte në dyshim bashkëshortës atësinë e tij tek një prej fëmijëve të çiftit.
Në debat e sipër, ai i kërkontë kryerjen e analizës së ADN-së, si edhe kërcënonte me divorc.

Kliko per me shume info

“Nëse e bëjmë analizën për një, e bëjmë edhe për dy të tjerët, se nuk di unë ç’thua pas dy vitesh ti”, dëgjohej zëri i së ndjerës.

Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i dyshuar si ekzekutor i gruas.
Gjatë këtyre bisedave Sula i kërkonte ndihmë Karmeshtës t’i bëjë magji bashkeshortes se tij që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Zbulimi i këtyre audiove gati dy vjet pas ngjarjes në telefonin e viktimës i dha një kthesë të fortë hetimit.

Ndërsa për vrasjen po gjykohej Sadedin Sula, përgjimet në fjalë nxitën hetuesit të krahasonin materialin gjenetik të gjetur në thonjtë e viktimës me ADN-në e punonjësit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta.

Ekspertimi vërtetoi se profilet përputheshin. Për këtë shkak, gati dy vjet pas ngjarjes, Karemshta u arrestua si personi që ka vrarë Suela Sulën, me porosi të ish-punëdhësit të tij Sadetin Sula.

Në seancën e radhës, Karmeshta do të thirret si dëshmitar në këtë proces

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here