Në lidhje me Olsin e Big Brother 9? Ja si përgjigjet Xheni

Xheni dhe Olsi janë dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar. Fama e tyre erdhi nga pjesëmarrja në “Big Brother”, e së fundmi janë përfolur dhe kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi dyshohet se ata janë në një lidhje.

Dyshja na ka bërë të mendojmë se nuk janë vetëm shokë, por diçka më shumë se kaq. Takimet e tyre, ardhja e shpeshtë e Xhenit në Shqipëri, komentet e “lezetshme” që kanë bërë për njëri-tjetrin në rrjete sociale na kanë bërë të mendojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.

Kliko per me shume info

Por mesa duket Xheni, e lodhur nga këto fjalë, ka vendosur të na qartësojë një herë e mirë, në një “LiveVideo” në rrjetin social “Instagram” ajo është shprehur se nuk ka asgjë mes saj dhe Olsit.

E pyetur nga fansat, Xheni u përgjigj se nuk është e lidhur, por Olsi po. “Akoma vazhdoni me këtë pyetje ju? Olsi është i lidhur ndërsa unë jo”, ka thënë ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.