Zbardhet takimi Xhafaj-Marku, nënshkruajnë marrëveshje për luftën kundër krimit

Kliko per me shume info

Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë takimit 50-minutësh të zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, dy zyrtarët kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.

Kliko per me shume info

Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Brendshme siguron personelin e ndihmës për prokurorët e çështjes, në rastet kur jeta e tyre vihet në rrezik.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme do të ngrejë seksione të posaçme të përkohshme, të cilat kanë kompetenca për krimet nga subjektet e veçanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.