Xhafaj në Kuvend: Aksioni “Forca e Ligjit” dhe arrestimet do vazhdojnë

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka deklaruar nga Parlamenti se arrestimet qe kane nisur do te vazhdojne ne kuader te operacionit forca e ligjit.
Ai theksoi se rezultatet e aksionit, tashme jane te prekshme dhe do te vazhdojne edhe ne javet e muajt e ardhshem.

Deklarata e Xhafajt ne Kuvend:
Shpesh në artikulimet e mia publike kam theksuar se krimi nuk ka ngjyrë, ai nuk u krijua brenda një muaji dhe as brenda një viti. Vetëm një naiv politik mund të pretendojë të kundërtën. Ne kemi gjithë vullnetin e duhur për ta goditur atë në çdo formë të shfaqjes së tij.

Kliko per me shume info

Rezultatet e para, goditja e disa grupeve kriminale kohët e fundit si ato në Shkodër, në Tiranë me aksionin spektakolar të policisë në kapjen në kohë rekord të vrasësit me pagesë, i cili për nga profesionalizmi i treguar është i krahasueshëm më atë të vendeve perëndimore, sekuestrimet e dy ditëve më parë në Lezhë dhe aksioni i gjerë, tejet profesional i Policisë i konkretizuar gjatë natës së mbrëmshme në Elbasan dhe sot gjatë ditës në Shkodër, janë një dëshmi e qartë e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit nëpërmjet përmbushjes së përgjegjësive të saj sipas ligjit.

Dëshiroj t’ju them atyre që e shohin me skepticizëm, se operacioni “Forca e Ligjit”, nuk është thjesht një projekt, ai është sot një realitet i prekshëm dhe do vazhdojë të jetë i tillë në ditët dhe muajt në vijim.

Ndaj jam i vendosur të mbështes Policinë e Shtetit në misionin e saj për rend dhe siguri publike në nivelin më të lartë, të inkurajoj dhe mbështes fort strategjinë e Policisë për goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të lidhur me to, duke dërguar përpara drejtësisë cilindo, i vogël apo i madh qoftë ai. Policia është aty për të bërë pikërisht këtë gjë. Por, ajo duhet mbështetur në këtë betejë të ashpër me krimin.

Marrëveshja e nënshkruar së fundi mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme për të koordinuar më mirë veprimtarinë tonë në luftën ndaj krimit të organizuar, e cila për hir të së vërtetës, nuk është e para për këto dy institucione, është një materializim në aspektin teknik dhe organizativ të marrëdhënies Prokurori-Polici, marrëdhënie e cila është e sanksionuar plotësisht nga legjislacioni procedural penal.

Nuk ka deliruar akoma askush nga Policia, Prokuroria, apo edhe Ministria e Brendshme për të bërë atë çfarë ata që janë kundër kësaj marrëveshje po e thonë këto ditë. Ajo marrëveshje nuk krijon norma të reja juridike për veprimtarinë e Prokurorisë dhe Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.